Kalo te përmbajtja

Mos e merre ligjorin, pyet një herë Igorin.

Igori të ndihmon të kërkosh në legjislacionin shqiptar me AI. Gjej fragmente nga dokumentet zyrtare dhe kontrollo citimet në burim.

Regjistrimi dhe bisedat do të hapen së shpejti.

Mbulimi fillestar

Igori mbulon vetëm disa rregulla të AMF-së për pensionet private, përfshirë gjendjen e llogarisë, pagesat, tërheqjen e parakohshme dhe ndryshimin e administratorit të fondit. Pensionet shtetërore, e drejta individuale për pension dhe llogaritjet tatimore janë jashtë këtij mbulimi.

Çfarë bën Igori

Kërkim ligjor me AI

Bëj një pyetje me fjalët e tua dhe gjej pjesët përkatëse të dokumenteve.

Burime zyrtare

Kërko në dokumente nga institucionet shqiptare, sipas mbulimit të shërbimit.

Citime të verifikueshme

Hap dokumentin e cituar dhe kontrollo se ku mbështetet përgjigjja.

Fragmente nga dokumentet

Lexo pjesët përkatëse dhe shiko kur duhen më shumë fakte.

Si funksionon

  1. Bëj pyetjen

    Përshkruaje çështjen me faktet kryesore. Lëri jashtë të dhënat personale që s’duhen.

  2. Igori kërkon burimet

    Igori kërkon në dokumentet zyrtare që mbulojnë pyetjen tënde.

  3. Lexo përgjigjen dhe referencat

    Hap citimet dhe shiko çfarë mbështesin burimet dhe çfarë mbetet për t’u verifikuar.

Si u ndërtua Igori

Për të ndërtuar Igorin, mblodhëm dhe strukturuam dokumente zyrtare që të mund të kërkohen. Igori gjen pjesët që lidhen me pyetjen dhe përdor AI për të zgjedhur fragmentet përkatëse. Citimet të çojnë te dokumenti zyrtar.

Politika e burimeve

Sa kushton

5 përgjigje të suksesshme falas

Kur të hapet regjistrimi, oferta vlen për 100 llogaritë e para të reja, të verifikuara dhe që plotësojnë kushtet. Nuk kërkohet kartë.

Igori Mujor · $20 / muaj

Çmimi i planifikuar. Abonimi nuk është ende i disponueshëm.

Shiko çmimet dhe kushtet

Kufijtë e Igorit

Igori nuk është avokat dhe nuk zëvendëson këshillën ligjore. Verifiko nëse dokumentet e cituara janë ende në fuqi. Për afate, urgjenca ose vendime me pasoja, kërko konfirmim nga institucioni përkatës ose një profesionist i licencuar.

Pyetje të shpeshta

Çfarë ndodh kur burimet nuk mjaftojnë?

Igori citon vetëm pjesën e mbështetur, kërkon sqarime ose tregon se pyetja është jashtë mbulimit.

A i kanë shqyrtuar avokatët burimet?

Burimet janë dokumente zyrtare që kontrollohen për citim. Ato nuk janë shqyrtuar nga avokatë.

Më shumë ndihmë